Lajmet e fundit

Të martën në Prishtinë u mbajt konferenca për prezantimin e Strategjisë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar në Kosovë 2016-2020 e cila u organizua në kuadër të projektit të binjakëzimit nga MASHT e mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Kultur Kontakt Austria.
Kjo konferencë ka për qëllim që akterët e dikasterit të arsimit t`i informojë lidhur me objektivat dhe aktivitetin që përcaktohet në strategji përkatësisht rolin e ri në sistemin arsimor në përputhje me strategjinë dhe shkëmbimin e përvojave në funksion të ngritjes së cilësisë në arsimin parauniversitar në Kosovë, njofton Klan Kosova.