14:17, 20 Prill 2019

Para monumentit “Heroinat” në Prishtinë sot u lansua instilacioni “#Forher”, i cili i dedikohet viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe që shërben si thirrje për drejtësi dhe bashkim.

Si pjesë kryesore e projektit është aktiviteti i shpërndarjes së shtatë karaktereve “# F O R H E R” në qytetet kryesore të Kosovës dhe në shenjë solidarizimi me gratë e prekura nga kjo dukuri, në to do të ngjiten vathët.

E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe Vasfije Krasniqi, viktimë e dhunës seksuale nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë, e cila ka deklaruar se vendi ynë do të ketë paqe deri dënimi e dhunuesve.

“Drejtësia në rastin tim ka dështuar edhe pse e kam kërkuar qysh në vitin 1999. Unë do të vazhdoj të kërkoj drejtësi edhe në shtetin tim dhe në shtetin amerikan”.

“Ne duhet ta thyejmë këtë heshtje, duhet ta thyejmë stigmën, duhet të ketë mbrojte familjare. Shteti ka mundësi sepse jemi 20 mijë dhe nuk është asnjë kriminel që është dënuar deri më tani”.

“Na mbroni që ne të marrim drejtësi, sepse Kosova nuk do të ketë paqe nëse këto raste nuk dënohen”, është shprehur ajo.

Të pranishmëve iu drejtua edhe Feride Rushiti nga KRCT, e cila tha se “për shumë vajza, gra e burra kjo kohë i zgjon emocione të trishtueshme. Gratë e burrat ishin mburojë e luftës. Kjo dhunë kishte për qëllim ta shkatërronte familjen, shoqërinë dhe gjithçka tjetër”.

Ajo më tej shtoi se këtë event e madhështon ky instilacion, për faktin se ai po jetësohet nga batalioni i atlantikut dhe se janë krenarë që kjo mbështetje e jashtëzakonshme vjen nga ta.

“Është një mesazh për të gjithë shoqërinë që ta luftojmë diskriminimin”, deklaroi Rushiti.

Mbështetje për viktimat e dhunës seksuale dha edhe politikani Mark Gjonaj, i cili u shpreh:

“Jam i lumtur që jam këtu për t’i nderuar heroinat dhe të gjithë juve. Kjo javë ka qenë e mbushur me emocione dhe me momente të ndryshme”.

“Nganjëherë krejt çka duhet të bëjmë është ta ngrisim zërin, të dëgjojmë. Serbia ka dashur që me këtë ta marr nderin tua,j por e vërteta është se ju jeni nderi ynë, ju jeni heronjtë tanë”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë