
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinormbështetur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) ka lansuar Grantin e Performancës, Mjedisi i Pastër.
Aty janë prezantuar përpjekjet e përbashkëta në vlerësimin e performancës komunale në fushën e menaxhimit të mbeturinave, përmes grantit të performancës, të bashkëfinancuar nga MMPH, BMZ dhe BE.
Në këtë ceremoni u firmos edhe ujdia tripalëshe mes MMPH-së, GIZ dhe Kryetarëve të Komunave.