Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lanika Rexhepi e bronztë në Ligën e të Rinjve në Kroaci

NULL NULL
30.06.2025 12:00

Karateistja nga Kosova, Lanika Rexhepi, ka shkëlqyer në Ligën e të Rinjve të mbajtur në Poreç të Kroacisë, duke fituar medaljen e bronztë në kategorinë kadete, +61 kg.

Sipas njoftimit të Komitetit Olimpik të Kosovës, ajo arriti të ngjitet në podium pas pesë fitoreve të njëpasnjëshme, duke treguar nivel të lartë në një prej garave më prestigjioze të WKF-së, transmeton Klankosova.tv .

Suksese të rëndësishme në këtë garë shënuan edhe dy sportiste të tjera kosovare.

Danina Rexhepi, në grupmoshën U-14 (+52 kg), shënoi katër fitore dhe e përfundoi garën në vendin e pestë.

Ndërkohë, Diellza Mahalla përfundoi e shtata në grupmoshën U-21, me dy fitore të rëndësishme në këtë konkurrencë të fortë./Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.