8:30, 27 Janar 2020

Lana Del Rey dhe i dashuri i saj e kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre tashmë edhe në tapetin e kuq.

Këngëtarja 34 vjeçare është parë e shoqëruar nga Sean “Sticks” Larkin në festën para mbajtjes së Grammy 2020.

Ajo kishte veshur një fustan të zi me detaje bezhë që kishte krahë të lëshuar dhe një çarje të thellë të këmbët, derisa i dashuri i saj kishte zgjedhur një kostum të zi.

Kjo është edhe hera e parë që çifti janë fotografuar së bashku në një ngjarje publike ku ka të pranishëm shumë yje, transmeton Klan Kosova.

Ata e kanë bërë lidhjen e tyre zyrtare në Instagram në muajin dhjetor, kur Lana Del Rey e kishte shpërndarë një fotografi të tyre në prapaskenën e një shou. Qysh atëherë, ata vazhdimisht kanë ndarë fotografi të tyre në rrjetet sociale.

Lana Del Rey ishte e nominuar për dy çmime në Grammy – Albumin e vitit dhe Këngën e vitit – por, që nuk arriti të triumfojë në asnjërën kategori.

Konkurs Pune

Lexo më shumë