9:00, 28 Janar 2020

Kur Lana Del Rey shfaqet në tapetin e kuq zakonisht zgjedh fustane plot glamur nga markat më të njohura botërore si Guçi, Altuzarra dhe Vivienne Westwood.

Por, për Grammys 2020 ajo bëri një zgjedhje krejt ndryshe.

“Unë e kisha planifikuar që ta vishja një fustan tjetër. Unë dhe i dashuri im po kërkonim një rryp për të në një qendër tregtare kur unë e pashë këtë fustan dhe e dashurova atë. Pra, ky është një fustan që është blerë në momentet e fundit”, ka rrëfyer këngëtarja në një intervistë për “Entertainment Tonight”.

Fustani i saj Aidan Mattox (595 dollarë) që ishte ngjyrë argjendi me shumë shkëlqim kishte mëngë të shkurtra dhe të fryra, si dhe shumë detaje të tjera zbukuruese.

Del Rey, që ishte e nominuar për “Albumin e vitit” për “Norman F—king Rockwell”, por u  mund nga Billie Eilish, e ka bërë paraqitjen e saj të parë në tapetin e kuq me të dashurin Sean “Sticks” Larkin.

Në fakt, ajo çfarë binte në sy në paraqitjen e çiftit në tapetin e kuq ishte se ngjyra e fustanit të këngëtares kombinohej për mrekulli me ngjyrën e flokëve të të dashurit të saj.

“Po, është shumë cool”, tha këngëtarja duke qeshur për këtë koincidencë.

Edhe pse Del Rey e ka blerë fustanin e saj në një qendër tregtare ajo është siguruar që gjithçka të duket perfekte për paraqitjen e saj në Staples Center për ceremoninë.

Konkurs Pune

Lexo më shumë