Lampard i kupton tifozët e pakënaqur të Chelsea - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lampard i kupton tifozët e pakënaqur të Chelsea

NULL NULL
nga Shpend Spahija 27.04.2023 08:24

Chelsea pësoi disfatën e radhës në krye me Frank Lampard, pasi u mposht në shtëpi nga Brentford me rezultatin 2-0 dhe kjo bëri që tifozët nga Londra ta fishkëllojnë trajnerin.

“Duhet të luftojmë. Gjithashtu nuk e kam problem që tifozët fishkëllojnë. I mbroj lojtarët sepse e di që janë të rinj dhe duan që të luajnë mirë. Jam duke mbështetur lojtarët. E kuptoj pakënaqësinë e tifozëve, por jam këtu për një arsye”, tha Lampard pas ndeshjes së mërkurës në Premier League.

Chelsea gjendet në pozitën e 11 në tabelë, ku pas 32 ndeshjeve të zhvilluara ka 10 fitore, 9 barazime dhe 13 humbje.

 

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO