Lambsdorff: Gruevski duhet të lë qeverinë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lambsdorff: Gruevski duhet të lë qeverinë

NULL NULL
13/05/2015
Alexander Graf Lambsdorff, nënkryetari i Parlamentit Evropian , i ka bërë thirrje Gruevskit të japë dorëheqje.

Në një prononcim zyrtar për mediat në Brukesl, i ka kërkuar kreut të qeverisë maqedonase që të sillet si burrë shteti dhe të japë dorëheqjen, pasi me këtë sipas tij ai mund të kontribuojë për zgjidhjen e krizës.

“Shpërthimi dhunës në Maqedoni tregon një “fotografi” shqetësuese. Kryeministri Gruevski duhet të japë patjetër dorëheqje pasi është një barrierë për uljen e tensioneve etnike, që janë rindezur. Kjo do të sillte zgjedhje të reja që do të organizoheshin në kushte demokratike. Pa një aksion të shpejtë, rajoni do të jetë sërish në prag të një lufte civile. Kjo situata, duke pasur parasysh Marrëveshjen e Ohrit, nuk duhej të vinte kurrë”, tha Lambsdorff.

Kujtojmë që Parlamenti Europian ishte një nga faktorët kyç që ishte përfshirë në zgjidhjen e krizës në Maqedoni dhe nxitjen e negociatave midis partive më të mëdha në vend, por që sërish rezultuan të dështuara.