Lamar Odom kujton babanë

Lamar Odom kujton babanë

NULL NULL
19 hours më parë

Lamar Odom e ka përkujtuar babanë e tij me të cilin është zënë disa herë, por në fund të fundit e donin shumë njëri-tjetrin.

Ish-ylli i NBA kishte njoftuar vdekjen e babait të tij më 20 prill – dhe të hënën në mbrëmje, ai falënderoi të gjithë ata që kishin ngushëlluar.

“Faleminderit të gjithëve që më dhanë dashuri dhe lutje gjatë kësaj kohe”,tha Odom.

“Unë e vlerësoj secilin prej jush që më keni dërguar energji të mirë”.

Lamar vazhdoi: “Jeta nuk është premtuar. Ne kemi pasur zënka, por në fund të ditës e dija se ai më donte dhe unë e doja atë dhe kjo është me të vërtetë e gjitha ajo që ka rëndësi”.

Joe dhe Lamar kishin një marrëdhënie jo të mirë për vite me radhë – në 2013, Lamar u largua nga pagesa e qirasë së babait të tij kur Joe kritikoi publikisht familjen Kardashian.

Në 2015, Joe shkoi në spital për të qenë me Lamar pas mbidozimit të ilaçeve por pretendoi se Khloe Kardashian po e bllokonte atë të vizitonte djalin e tij, transmeton Klan Kosova.