Lala: Rashica u largua me lot nga Shqipëria, NULL NULL 09.04.2020 14:19 09.04.2020 14:19 Maji i vitit 2016 do të mbahet mend gjatë nga Milot Rashica, që me lot në sy do të largohej nga grumbullimi i kuqezinjve në Baden të Austrisë, teksa Gianni de Biasi kishte përgatitur listën e kuqezinjve që do të merrnin pjesë në Francë për zhvillimin e Evropianit të parë historik. Si Rashica, edhe Rrahmani, Gjimshiti dhe Herolind Shala do të “priteshin” nga lista. Vetëm Gjimshiti do të rikthehej te kombëtarja e Shqipërisë, ndërsa tre të tjerët do të përfaqësonin më vonë Kosovën, duke pranuar festën e Dardanëve. Altin Lala, menaxheri i Rashicës, kujton atë moment, kur futbollisti nga Vushtrria la kampin e Kombëtares shqiptare në maj të vitit 2016 me lot në sy. “Ai u largua nga Shqipëria sepse nuk e morën në Europian. Ai do të kishte qëndruar nëse e merrnin. Mendoj se ishte logjike që ai të kalonte te Kosova, pasi aty është vendi ku ka lindur. Futbollistët nuk e mohojnë që janë shqiptarë, por vendosin të luajnë për Zvicrën ose Kosovën, nuk ka ndonjë të keqe, aty e shohin më mirë ata. Ne i futemi politikës dhe pse nuk marrim vesh”, ka thënë Lala për Supersport. Milot Rashica aktualisht është futbollisti shqiptar me vlerën më të madhe në tregun e futbollit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.