Lajmet e fundit

Shkruan: Albert Prenkaj
Dy momentet e thyerjes kushtetuese - Cila është qasja më e sigurt pas skadimit të afateve kushtetuese? dhe Teza e shtrierjes së pushtetit më afër qytetarit
Pas qertifikimit të kandidatëve për deputet, Kushtetuta parasheh afatin 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit, e që ishte data 7 gusht. Interpretimi politik i VV-së ishte tjetër.
Në ndërkohë një pjesë e opozitë (LDK) hyri në transakcion me VV-në për të ofruar opcionin për president ecentual, ndërsa pjesa tjetër e opozitës përmes aktivizmit politik thërriste konvokimin e Kuvendit edhepse afatet kushtetuese ishin shterruar.
Nëse bllokada bëhet absolute, një institucion ose subjekt i autorizuar duhet të kërkojë një interpretim autoritativ nga Gjykata Kushtetuese.
Me fjalë të tjera, zgjidhja nuk duhet të jetë thjesht të deklarohet: “Kanë kaluar 30 ditë, prandaj duhet shkuar zgjedhje.” Duhet të ekzistojë një bazë kushtetuese për shpërndarjen e Kuvendit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Nëse të gjitha afatet kushtetuese kanë skaduar dhe Kuvendi ende nuk është konstituuar, Kosova hyn në një vakum të vërtetë kushtetues dhe në një ngërç institucional.
Pozicion i latencës institucionale.
Argumenti më i fortë juridik do të ishte:
Skadimi i një afati kushtetues përbën shkelje kushtetuese, por pasoja e kësaj shkeljeje duhet të ketë gjithashtu një bazë kushtetuese. As Presidenca e cila nuk ka kreun e saj ngaqë ajo të cilën e quajn ud presidente me të çrrtifikuar si deputete e Kuvendit e mbanë pozitën si e tillë në mënyrë jo kushtetuese, as KQZ-ja, as partitë politike dhe as e ashtuquajtura “Qeveri në detyrë” nuk mund të krijojnë arbitrarisht një pasojë që Kushtetuta nuk e përcakton.
Pikërisht për këtë arsye, Gjykata Kushtetuese është institucioni kyç kur aktorët politikë nuk arrijnë ta zgjidhin ngërçin. Kjo duhet të ndodhë për të krijuar precedent edhe për momentet tjera eventuale dhe për memorien institucionale/shtetërore.
Ky rast do të jetë medoemos, rast për studim.
Teza e shtrierjes së pushtetit më afër qytetarit e lexuar nga konteksti i ndërhyrjes së qeverisë në kompetencat komunale, si: bllokimi i mjeteve financiare lokale/komunale, marrja e kompetencave autonome komunale etj, është pa dyshim centralizim i pushtetit. Relativizim i pushtetit lokal/komunal.
Derisa në vitin 2023, në Bruksel dhe Ohër, negocimi i nomenklatures në pushtet të Kosovës me Serbinë nxorri marrëveshjen për heqjen e autonomisë së decentralizuar (të relaksuar) për ta dekonstruktuar shtyllën kurrizore të Dokumentit të Ahtisarit, duke e centralizuar pushtetin autonom për komunat me shumicë serbe të organozuar përmes Statutit të Bashkësë së komunave serbe, (që për aspekt semantik e hiç më tepër, e quajm asociacion), komunave me shumicë shqiptare ju tkurret autonomia e pushtetit lokal sepse pushteti qëndrorë i këtij regjimi ka mësyer të ushtroj kontroll (pushtet) absolut.
Në njërën anë serbëve lokal u relaksohet komunikimi me qeverinë qendrore të Kosovës me çasje solide të autoritetit shtetërorë të Serbisë mbi qeverisjen e komunave me shumicë serbe, ndërsa në anën tjetër komunave me shumicë shqiptare u merren kompetenca substanciale duke i shndërruar në spektator administrativ.
Krijimi i boshëllëkut institucional shtetërorë përmes shkeljeve permanente kushtetuese, marrja e kompetencave të pushtetit lokal të komunave shqiptare, gjegjësisht rritja e autonomisë së Bashkësisë së komunave serbe, e bënë këtë shtet, lala land (bota e iluzioneve).