Lakrishtë, vetura bie nga kati i parkingut nëntokësor (VIDEO) - Klan Kosova

Lakrishtë, vetura bie nga kati i parkingut nëntokësor (VIDEO)

NULL NULL
4 months më parë

Një veturë sot ka rënë nga njëri prej kateve të një parkingu nëntokësor, që është i një ndërtese në lagjen “Lakrishtë” të Prishtinës.

Qytetarët, për Klan Kosovën, kanë dërguar fotografi dhe video nga vendi i ngjarjes. Deri tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur kjo, por edhe se a ka persona të lënduar.

Klankosova.tv për këtë rast ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigjeje.