Lakna që u dënua pa faj i do 1 milion € dëmshpërblim (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lakna që u dënua pa faj i do 1 milion € dëmshpërblim (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Tershana 15/08/2022

Gazmend Lakna është qytetari nga Gjilani, që me vendim të Gjykatës Themelore në Gjilan mund të marr 103 mijë e 900 euro për qëndrimin në burg, pa faj, për 1mijë e 204 ditë.

Megjithatë ky thotë se vendimi nuk i pëlqeu, dhe për këtë do ti drejtohet Gjykatës së Apelit pasi do dëmshpërblim më shumë se 1 milion euro.

Ky që u dyshua për veprën penale terrorizëm dhe pjesëmarrje në grupe terroristë, thotë se prokurori Italian Maurizio Salustro e dëmtoi shumë në aspektin familjar e atë profesional.

Me vendimin e themelores KGjK është detyruar që këtij t’ia paguajë edhe shpenzimet e procedurës kontestimore në shumë prej 2 mijë e 348 euro e 80 centë.