12:18, 8 Shkurt 2019

Los Angeles Lakers kanë shënuar fitore si mysafirë të Boston Celtics me rezultat 128-129.

Ishte Rajon Rondo, ish-lojtari i Celtics, dikur kampion me ta, që shënoi me të rënë të sirenës, për t’ia siguruar fitoren prej 128-129.

LeBron James ishte pikëshënuesi më i mirë në ndeshje me 28 pikë, 12 kërcime e 12 asistime, ndërkaq Kyrie Irving kontribuoi me 24 sosh për vendësit.

Kështu Lakers realizuan fitoren e 28-të në këtë edicion të NBA-së, ndërkaq Celtics e pësuan humbjen e tyre të 20-të.

Konkurs Pune

Lexo më shumë