Lakers kampion i NBA, titull i 17-të në histori

Lakers kampion i NBA, titull i 17-të në histori

NULL NULL
2 muaj më parë

Los Angeles Lakers është shpallur kampion i NBA, meqë mposhti nē finale Miami Heat me rezultatin 4-2 me ndeshje.

Nē një sezon të pazakontë për shkak të koronavirusit, që zgjati përtej pritshmërie dhe që i detyronte gjithë skuadrat të grumbulloheshin në Orlando për të luajtur ndeshjet e mbetura ishin kalifornianët që u treguan superiorë, përcjellë Klan Kosova.

Skuadra nga Los Angeles fituan titullin e 17-të në histori të klubit.

Vetëm dy ditë pasi shpërdoruan “match point”-in e parë, mbrëmjen e djeshme në arenën ”AdventHealth” të Orlandos Lakers triumfuan me rezultatin 106-93.

Ky përfundim mbylli llogaritë e finales, duke hapur edhe shampanjën e festës së titullit kampion.