Lajmi i fundit: Vdes një person pasi u ther me thikë në Gjilan

Lajmi i fundit: Vdes një person pasi u ther me thikë në Gjilan

NULL NULL
1 month më parë

Një person i moshës madhore ka ndërruar jetë pasi u therr me thikë në Gjilan.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka thënë se i dyshuari është arrestuar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhu rreth orës 13:15.

“Njësitet relevante të policisë së Kosovës kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe mjeku kujdestar ku vetëm ka mundur të konstatojë vdekjen e viktimës i moshës madhore”, ka thënë Hashani.

Për momentin nuk dihen motivet dhe rrethanat. Hetimet rreth këtij rasti të rëndë janë duke i udhëheq Hetimet Rajonale nga Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit.