LAJMI I FUNDIT: Stuhia godet Afrikën, 126 persona të vdekur NULL NULL 14.03.2019 19:07 14.03.2019 19:07 Për shkak të shirave dhe stuhive tropikale në Mozambik, Malavi dhe Republikën e Afrikës së Jugut, 126 persona kanë humbur jetën. Nga të dhënat e përpiluara mësohet se për shkak të shirave dhe stuhive tropikale kanë humbur jetën 66 persona në Mozambik, 56 në Malavi dhe katër në Republikën e Afrikës së Jugut Si pasojë e shirave dhe stuhive të ashpra janë prekur më shumë se 800 njerëz dhe rreth 100 mijë të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Stuhia tropikale ka shkaktuar shumë dëme në infrastrukturë, kryesisht në atë të ujit dhe energjisë elektrike. Shumë organizata ndërkombëtare kanë nisur fushatë për ndihmë në rajonet e prekura nga kushtet e këqija të motit dhe po ashtu vazhdojnë punimet e kërkim – shpëtimit për personat që kanë mbetur të bllokuar, shkruan dailysabah përcjellë Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sveçla takohet me Ballën, bien dakord që Policisë së Kosovës t’i bashkohet Taskforca e Përbashkët e Migracionit 6 minuta më parë
Lajme U hetuan dhe vëzhguan fshehurazi për një kohë të gjatë, arrestohen dy të dyshuar për drogë e armë 23 minuta më parë
Kosova Gërvalla në Kalabri të Italisë: Të shfrytëzojmë resurset dhe të forcojmë urat e bashkëpunimit mes dy vendeve 25 minuta më parë