17:35, 12 Shkurt 2019

Washingtoni zyrtar ka dërguar edhe një letër në adresë të Kosovës me thirrje të drejtëpërdrejtë që institucionet e Kosovës të heqin taksën 100% ndaj produkteve serbe.

Klan Kosova mëson se kjo letër erdhi direkt nga Washingtoni zyrtar dhe jo nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë.

Siç raportohet, në letrën e dërguar kërkohet tëreheqja e taksës në të kundërtën do të ketë sanksione por duke mos u dhënë më tepër detaje rreth pasojave dhe efekteve.

Këtë e kanë konfirmuar burime të njëpasnjëshme të Klan Kosovës.