12:08, 23 Korrik 2019

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj para pak minutash ka arritur në aeroportin e Prishtinës nga ku do të udhëtojë për në Hagë.

Ai nesër do të intervistohet nga Gjykata Speciale.

Pak para nisjes, Haradinaj përmes një statusi në Facebook ka thënë se luftëtarët e lirisë gjithmonë ishin të rreshtuar me të drejtën.

“Sot, si Ramush Haradinaj, qytetar i Republikës së Kosovës, i përgjigjem ftesës për intervistim nga Dhomat e Posaçme në Hagë. Tërësisht në të drejtën e Kosovës, i palëkundur për vendimet e mia jetësore dhe i patrazuar e ballëlartë”.

“Kosova ka ecur përpara në rrugëtimin euro-atlantik dhe është më e fortë se kurrë, në rreshtin e paqes dhe miqësi të përhershme me ShBA-në. Kosova është e gatshme të dialogojë me Serbinë deri në arritjen e një marrëveshjeje finale ligjërisht obliguese, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues. Por, tregun e japim vetëm për njohje.Me nder kam mbrojtur të drejtën tonë, dje, sot dhe do ta mbrojë gjithmonë!”, ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.

Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e shefit të Qeverisë premten pas ftesës që i erdhi nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale, njofton Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë