LAJMI I FUNDIT: Nuk gjenden fakte të bashkëpunimit mes Trump dhe Rusisë gjatë fushatës zgjedhore NULL NULL 24.03.2019 21:08 24.03.2019 21:08 U.S. President Donald Trump and Russia's President Vladimir Putin talk during the family photo session at the APEC Summit in Danang, Vietnam November 11, 2017. REUTERS/Jorge Silva - RC1B1EDB0E40 Kampanja e presidentit Trump “nuk kreu komplote” me Rusinë gjatë zgjedhjeve të vitit 2016 në Amerikë, thuhet në raportin e hetusit special Robert Mueller. Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-ve, William Barr, ka paraqitur në Kongres përmbledhjen e tij të konkluzioneve kryesore nga hetimi i posaçëm i Robert Mueller, në lidhje me pretendimet për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA të vitit 2016. Barr dhe Zëvendësprokurori i Përgjithshëm Rod Rosenstein erdhën në përfundim se nuk kishte prova të mjaftueshme për të mbështetur një ndjekje penale ndaj Presidentit për pengimin e drejtësisë. “Përderisa ky raport nuk arrin në përfundimin se Presidenti ka kryer një krim, ai gjithashtu nuk e përjashton atë”, e ka cituar Barr hetuesin special Robert Mueller. Barr dhe Rosenstein thanë se provat e mbledhura në hetimin e posaçëm nuk ishin “të mjaftueshme për të vërtetuar se Presidenti bëri shkelje ligjore” . Kongresi Amerikan sot pranoi një letër ku ishin gjetjet dhe konkluzionet e raportit të posaçëm të Mueller. “Hetimi i Këshillit të Posaçëm nuk gjeti që fushata e Trump apo dikush që shoqërohej me të kishte komplotuar ose ishte koordinuar me Rusinë në përpjekjet e saj për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016” thuhet në letër. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova INPO publikon raportin, “Procesi i prokurimit dhe menaxhimi i kontratave në 20 komuna të Kosovës” 22 minuta më parë
Lajme Gjykata e OKB-së urdhëron Izraelin të mundësojë rrjedhjen e lirshme të ndihmave në Gaza 55 minuta më parë