20:39, 24 Prill 2019

Policia e Kosovës, konkretisht Njësiti i hetimeve të stacionit policor në Pejë, sot në vazhdën e hetimeve në lidhje me rastin ‘Lëndim i lehtë trupor’ përmes rrugëve operative ka siguruar informacion se i dyshuari i këtij rasti posedon substanca narkotike.

Hetuesit kanë siguruar urdhërin nga gjyqtari i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Pejë për të bërë kontroll-bastisje në banesën e të dyshuarit, njofton Klan Kosova.

Me këtë rast gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 7 kilogram e 101.6 gram, substancë narkotike e llojit ‘marihuanë’

Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit shtetit, ndalohet për 48 orë për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme, njofton Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë