LAJMI I FUNDIT: Një i vdekur dhe një i lënduar në aksident trafiku në Rahovec NULL NULL 20.05.2019 21:41 20.05.2019 21:41 Një aksident ka ndodhur në orët e mbrëmjes në fshatin Fortesë të Rahovecit. Si pasojë e këtij aksidenti një person ka mbetur i vdekur, dhe një tjetër është lënduar. Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Albin Sahatqija nga Policia e Kosovës në Gjakovë. “Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:15 në fshatin Fortesë të Rahovecit, ku një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është i lënduar si pasojë e aksidentit. Shkaktarët e këtij aksidenti besohet se vetura në të cilën ka vdekur pasagjeri dhe është lënduar shoferi, ka qenë duke u shkyçur nga rruga duke bërë kthesë majtas, është goditur nga një veturë tjetër e cila ka qenë duke ardhur në kahun e kundërt të rrugës”. Ndërkohë i lënduari është dërguar për trajtim në QKUK. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Mërgim Gashi dyshohet se mashtroi një agjencion me 5 mijë euro, detyrohet t’i kthejë paratë (VIDEO) 40 minuta më parë
Kosova 1,100 euro që nuk arritën kurrë: Si dyshohet që u mashtrua një agjenci turistike nga Mërgim Gashi (VIDEO) 1 orë më parë