8:39, 2 Shkurt 2019

Kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë vendim ta lirojë nga detyra Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo.

Ky vendim i kryeministrit vjen pas kushtit të PSD-së që Rikalon ta lirojë nga detyra, në të kundërtën ata nuk do ta votonin buxhetin për këtë vit.

Statusi i plotë:

Sot kam marrë vendim dhe kam liruar nga detyra Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo.

Rikalo i shprehi falënderim për bashkëpunim gjatë kohës sa ishte aktiv si ministër në Qeverinë e Kosovës.

Në proceset politike para vetes, do të respektoj angazhimin e secilit. Ministri Rikalo ishte ministër i respektuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Bashkëpunimi me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve dhe përfaqësuesit e komunitetit serb, do të vazhdon palëkundur.

No photo description available.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë