LAJMI I FUNDIT: Katër të ndaluarit në Merdarë po mbahen në stacionin e policisë në Lluzhan (FOTO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LAJMI I FUNDIT: Katër të ndaluarit në Merdarë po mbahen në stacionin e policisë në Lluzhan (FOTO)

NULL NULL
15.01.2022 01:28

Katër serbët e ndaluar në pikën kufitare në Merdarë tashmë janë dërguar në mbajtje në stacionin policor në Lluzhan të Podujevës. Po ashtu në këtë stacion të policisë janë dërguar edhe dy kamionët me të cilët po bartej materiali për referendumin serb, që është paralajmëruar për të dielën.

Ekipi i Klan Kosovës po qëndron në vendin e ngjarjes prej ku sjell edhe fotografi ekskluzive nga stacioni policor ku po mbahen të ndaluarit.

Këta persona u ndaluan në orët e vona të së premtes në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në Merdarë, pasi të njëjtit po sillnin materialet e nevojshme zgjedhore për referendumin serb të së dielës, të cilin institucionet e Kosovës nuk e lejojnë.

Të ndaluarit janë koordinatori i Komisionit Republikan të Zgjedhjeve në Serbi, Marko Jankoviq, shoferi i tij dhe dy shoferët e autobusëve.