LAJMI I FUNDIT: Irani sulmon një bazë ajrore amerikane në Irak NULL NULL 08.01.2020 01:09 08.01.2020 01:09 Një bazë ajrore që strehon trupa amerikane në Irak është goditur nga raketa, sipas burimeve të sigurisë amerikane. Baza e Al-Asad u raportua se u godit nga raketa të shumta, por është ende e paqartë nëse ka pasur viktima, njofton Klan Kosova. Ky sulm vjen pasi komandanti i lartë iranian Qassem Soleimani u vra në një sulm me dron në Bagdad të premten, me urdhër të presidentit amerikan Donald Trump, shkruan BBC. Irani ka kërcënuar “hakmarrje të rëndë” për vdekjen e Soleimanit. Shtëpia e Bardhë është në dijeni të raporteve për një sulm dhe Presidenti Trump po “monitoron” situatën. “Ne jemi të vetëdijshëm për raportet e sulmeve ndaj objekteve amerikane në Irak. Presidenti është informuar dhe po monitoron nga afër situatën dhe po këshillohet me ekipin e tij të sigurisë kombëtare”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Stephanie Grisham në një deklaratë. 🔴 🇮🇷 JUST IN 🇮🇷 🔴 PRESS TV EXCLUSIVE First #IRGC footage emerges showing #Iran missiles targeting #AinAlAssad airbase in #Iraq in response to General #Soleimani's assassination.#GeneralSoleimani #DecisiveResponse #SoleimaniAssassination pic.twitter.com/vpXA0HvLXG — Press TV (@PressTV) January 7, 2020 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Deputetët nuk arrijnë të votojnë as edhe për Projektligjin për shpronësimin e pronës së paluajtshme 5 minuta më parë
Kosova PDK voton Kryesinë e Re, Bedri Hamza merr mbështetje si kandidat për kryeministër 6 minuta më parë
Kosova Dyshohet se referoi pacientë në klinikë private, gjinekologu Sebajdin Gjini e mohon (VIDEO) 6 minuta më parë