LAJMI I FUNDIT: Hoti anulon pjesëmarrjen në Shtëpinë e Bardhë NULL NULL 25.06.2020 07:59 25.06.2020 07:59 Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka anuluar pjesëmarrjen e tij në takimin e paraparë në Shtëpinë e Bardhë. ”E kam njoftuar Ambasadorin Grenell se nuk mund të marrë pjesë në takimin e datës 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë”. Ky vendim i tij erdhi një ditë pas propozim aktakuzës nga Prokuroria Speciale në Hagë ndaj Presidentit Hashim Thaçi e kreut të PDK-së Kadri Veseli dhe të tjerë, njofton Klan Kosova. ”Për shkak të zhvillimeve të reja në Prishtinë si rezultat i akuzave të dorëzuara nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, më duhet të kthehem në Prishtinë për tu marrë me situatën”, shkruan Hoti tutje.