LAJMI I FUNDIT: Ekipi Negociator Qeveritar nuk do të votohet NULL NULL 05.09.2018 16:49 05.09.2018 16:49 Ekipi Dialogues Qeveritar, nuk do të votohet në Seancën e Jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, të thirrur në kuadër të propozim vendimit nga ana e Kryeministrit Ramush Haradinaj. Këtë e kanë bërë të ditur burime të Klan Kosova brenda Qeverisë, të cilët nuk kanë dashur të identifikohen. Seanca e jashtëzakonshme që do të trajtonte çështjen e ekipit negociator qeveritar u tha se do të niste në ora 16:00 por kjo gjë ende nuk ka ndodhur. Kjo seancë si dhe një seancë tjetër e thirrur nga opozita, janë duke u shtyer që nga dita e së martës për periudhë të pacaktuar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Weber thotë se kritikat që vijnë nga Prishtina për ndërmjetësuesit perëndimorë “kanë bazë” 2 orë më parë