LAJMI I FUNDIT: Dy shtete ofrojnë garancë për lirimin e ish-presidentit Thaçi nga paraburgimi NULL NULL 23.07.2021 11:20 23.07.2021 11:20 Ndërsa Qeveria e Kosovës nuk qe e gatshme të dalë garantuese e lirimit nga paraburgimi të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët gjenden në Hagë, këtë gatishmëri e kanë shfaqur dy shtete të tjera. Kështu thuhet në vet parashtresat e avokatit të ish-Presidentit Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale, Gregory Keohe, përcjell klankosova.tv. ”Më e rëndësishmja, që nga Vendimi i Parë, mbrojtja për Z. Thaçi tani ka marrë garanci me shkrim nga dy shtete, (“Shtetet e Treta”), njëra prej të cilave është një shtet kontribues, për të lehtësuar lirimin e z. Thaçi në territoret e tyre përkatëse”. Megjithatë ende nuk dihet se cilat nga vendet kanë ofruar garanci për lirimin e Thaçit, teksa për këtë ishte përmendur edhe Sllovenia. Keohe përveç kundër-argumentimit të fakteve të prezentuara nga Prokuroria, jep detaje edhe për garancitë e ofruara për lirimin nga paraburgimi të Thaçit. Avokati amerikan i Hashim Thaçit tutje shton se Prokuroria e Specializuar e ka huqur tërësisht kontekstin kohor se kur planifikonte ta niste gjykimin. Sipas tij, në Kosovë, Thaçi nuk e ka më ndikimin që e ka pasur më herët dhe se ky fakt nuk përbën ndonjë rrezik për ndërhyrje në procedurë në rast të lirimit të tij nga paraburgimi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024