Lajmet e fundit

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj Albert Sylajt, dorasi i Arlinda Zekajt.
Sylaj ngarkohet për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”.
Gjyqtari i procedurës paraprake, Sami Sharrahaxhiu, e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, për çështjen ndaj Sylajt.
Masa e paraburgimit llogaritet nga data 27 tetor në ora 23:40, kur është ndaluar i dyshuari në Deçan, deri më 27.11.2026.
Kundër këtij aktvendimi, palët kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve nga momenti i pranimit të aktvendimit. /Klankosova.tv