LAJMI I FUNDIT: 14 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë

LAJMI I FUNDIT: 14 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë

2 muaj më parë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 14 persona si pasojë e virusit COVID-19, ndërsa kanë rezultuar 172 raste pozitive.

Aktualisht në vend numri total i personave që kanë ndërruar jetë nga kjo pandemi shkon në 341.

IKSHP-ja ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shëruar 114 persona, duke arritur shifrën totale të shëruarve në 6058.

Në 24 orët e fundit janë testuar 506 mostra.

Sërish Prishtina ka regjistruar më së tepërmi raste të reja 78, pasuar nga Gjilani me 19, e Mitrovica 15. Në Fushë Kosovë janë regjistruar nëntë raste, Pejë tetë, Viti shtatë, Skenderaj gjashtë, Drenas e Obiliq nga pesë, Vushtrri katër , Kamenicë e Lipjan nga tri, Podujevë, Rahovec nga dy dhe nga një rast në Ferizaj, Gjakovë, Istog, Klinë, Prizren e Shtime.