15:45, 27 Mars 2020

Futbollisti i Hannoverit dhe i Kombëtares së Kosovës U21, Valdrin Mustafa është shëruar nga koronavirusi Covid-19.

Ka qenë vetë futbollisti i cili gjatë ditës së sotme ia ka konfirmuar presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, se testi i dytë për koronavirus i ka dalë negativ.

Ai me këtë rast në emrin e tij dhe të familjes e ka falënderuar presidentin Ademin dhe FFK-në për interesimin e treguar dhe është shprehur mirënjohës, duke premtuar se do të rikthehet fuqishëm në fushën e gjelbër dhe çdo herë do të jetë i gatshëm për të dhënë maksimumin për Kosovën.

Federata e Futbollit e Kosovës njëherit i ka dëshiruar Valdrinit aktivizim sa më të shpejtë në futboll dhe suksese në klubin e tij Hannover dhe në Kombëtaren U21, transmeton Klan Kosova.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë