Lajm i keq për Holandën dhe Liverpoolin, lëndohet Gravenberch NULL NULL 19.03.2025 23:22 19.03.2025 23:22 Ryan Gravenberch është larguar nga kampi stërvitor i kombëtares së Holandës për shkak të një dëmtimi që pësoi gjatë fundjavës. Ai do të kthehet te stafi mjekësor i Liverpoolit, i cili do të vlerësojë gjendjen dhe shkallën e dëmtimit të lojtarit. Largimi i tij shënon një humbje për Holandën në përballjen e rëndësishme ndaj Spanjës në kuadër të Ligës së Kombeve. Po ashtu, mungesa e tij do të jetë hendikep për të Kuqtë në Premier Ligë nëse rezulton se lëndimi është më i rëndë se që mendohej. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.