Lajçaku takon Vuçiqin: U pajtuam për rëndësinë e uljes së tensioneve NULL NULL 21.09.2023 23:33 21.09.2023 23:33 I dërguari i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, me anë të një postimi në platformën X, ka treguar se kishte zhvilluar një diskutim “të rëndësishëm” me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, rreth rrugës para në dialog në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. “Ramë dakord për nevojën për të avancuar zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit dhe rëndësinë e uljes së tensioneve”, shkroi Lajçaku në postimin e tij. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Krasniqi: Naim Murseli ka besuar se e krijon alibinë e një heroi që i shpëton fëmijët 5 orë më parë