Lajçaku s’e di a shkon marrëveshja e BE-së në Kuvend për votim (VIDEO) NULL NULL nga Besnik Tahiri 09.03.2023 20:29 nga Besnik Tahiri 09.03.2023 20:29 I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, nisi të enjten në Prishtinë, vizitën dy ditore. Të parin takim ai e pati me presidenten Vjosa Osmani, pas të cilit nuk pati deklarime për media. Presidenca njoftoi se u diskutuan zhvillimet e fundit në procesin e dialogut ku e para e shtetit potencoi se aneksi i zbatimit të ujdisë bazë të dakorduar në Bruksel më 27 shkurt duhet të jetë në frymën e parimeve të miratuara në Kuvend, që janë pa prekshmëria e sovranitetit, integritetit territorial, e kushtetushmëria e funksionaliteti i shtetit, raporton Klan Kosova. Kur u pyet se a duhet votimi në parlamentin kosovar për propozimin evropian për marrëveshje, Lajçaku dha përgjigje të shkurtër. “Unë besoj që të dyja palët i kanë procedurat e tyre të brendshme të cilat duhet të ndiqen. Natyrisht”. Në fakt këtë emisari e tha këtë pas takimit gati dy orësh që e kishte më kryeministrin Albin Kurti. Diplomati sllovak, thotë se në kontekstin e qëllimit kryesor të vizitës e që është kuptimi i pozicionit të Kosovës rreth planit të zbatimit të propozimit të BE-së, pritjet i ka të përmbushura. “Që kjo të bëhet dokument ligjërisht obligues na duhet po ashtu që të pajtohemi se si ta zbatojmë atë. Pra ne duhet të dimë cilët janë hapat, cila është sekuenca e kësaj, cilat janë afatet kohore. Përndryshe, ky do të jetë dokument vetëm politikisht e jo ligjërisht pra formalisht obligues”, theksoi ai. Lajçaku shpreson që me datën 18 mars, Kosova e Serbia të pajtohen për një letër a dokument siç e quan ai. Kjo i bie që palët të merren vesh për aneksin e zbatimit të propozimit evropian, që më 27 shkurt u pajtua i pandryshuar. Ditën e 18 të marsit në Ohër të Maqedonisë së Veriut, Brukseli zyrtar organizon takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. “Të fokusohemi në finalizim, ky është hapi i dytë, kurse hapi i tretë do të jetë formalizimi. Ne do të arrijmë aty por së pari na duhet që të shkojmë nëpër hapin e dytë. Prandaj thuhet që ne do ta mbyllim atë urë kur të arrijmë aty dhe ne do diskutojmë këtë në Ohër. Pra ambicia natyrisht është që ta finalizojmë atë dhe ta finalizojmë udhërrëfyesin e zbatimit”, shtoi emisari. I dërguari evropian qëndron edhe të premten në Kosovë, ku mes tjerash do t’i takojë udhëheqësit e partive opozitare. Kurse të hënën dhe të martën, ai viziton Beogradin. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hovenier pyetet nga BBC nëse Serbia është pas sulmit: Sulmuesit serbë nuk i siguruan armët vetë 55 minuta më parë
Kosova Osmani: Mandati i KFOR-it, vetëm si reagues i tretë – nuk bëhet fjalë për marrje të kompetencave 20 orë më parë