Lajçaku pas takimeve me opozitën: Jam optimist se marrëveshja do të kalojë (VIDEO) NULL NULL 10.03.2023 15:10 10.03.2023 15:10 Miroslav Lajčák I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka përfunduar takimet me krerët e partive opozitare në ditën e tij të dytë të qëndrimit në Kosovë. Lajçak këtë të premte ka takuar kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin, atë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe së fundmi kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, njofton Klankosova.tv. Pas takimit me këtë të fundit, Lajçak u pyet nga mediat rreth shqetësimit se partitë opozitare nuk do të ratifikojnë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë kur të arrin në Kuvendin e Kosovës. Lajçak deklaroi se nuk është i shqetësuar për këtë, por se është optimist. Mes tjerash, emisari tha se takimet e kanë përmbushur qëllimin e tij. “Mendoj se është e rëndësishme në këtë pikë për mua të takohem me partitë opozitare dhe unë takova PDK-në dhe LDK-në dhe i informova për procesin për pritshmëritë e komunitetin internacional, ata shpjeguan pozicionet e tyre e tyre partiake, pra është gjithçka përgatitje e takimit të 18 marsit”. “Është gjithashtu e rëndësishme që ta dëgjojnë nga unë ata dhe jo vetëm nga mediet ose parlamenti. Dhe për mua takimi e ka përmbushur qëllimin”, tha Lajçak. Gjatë ditës së djeshme ai ka takuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 1 orë më parë