Lajçaku largohet “i brengosur” pas bisedave në veri NULL NULL 11.05.2023 23:57 11.05.2023 23:57 Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se nga bisedat që zhvilloi me bashkëbisedues në pjesën veriore të Kosovës, e la atë të brengosur. Këto komente, ai i bëri në llogarinë e tij në Twitter. “Ishte e rëndësishme për mua të vizitoj sërish veriun e Kosovës dhe të bisedoj me bashkëbisedues të ndryshëm në mënyrë që të marr përshtypjen nga dora e parë të situatës momentale. Ajo që dëgjova më la të brengosur. Na duhet të shmangim çdo mundësi për eskalim dhe të përqendrohemi krejtësisht në normalizim”, tha Lajçaku në këtë postim, raporton Klankosova.tv. Kujtojmë se emisari i BE-së gjatë ditës ka zhvilluar takime në Prishtinë me kryeministrin Kurti dhe zëvendësin e tij, Besnik Bislimi. Pasdite ai shkoi në Mitrovicë, ku takoi kryetarin e komunës, Bedri Hamza, ndërsa ë pas takoi edhe përfaqësuesit e Listës Serbe. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS