Lajçak thotë se marrëveshja finale Kosovë-Serbi është e mundur brenda muajsh nëse ka vullnet nga të dyja palët

Lajçak thotë se marrëveshja finale Kosovë-Serbi është e mundur brenda muajsh nëse ka vullnet nga të dyja palët

NULL NULL
4 weeks më parë
Deklarata të tilla ditë më parë ekskluzivisht në Rubikon me Adriatik Kelmendin, dha edhe shefi i zyrës së BE-së në Kosovë,Tomas Szunyog, ku zbuloi se marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë mund të bëhet brenda ca muajsh.

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se marrëveshja do ishte “teknikisht e realizueshme brenda pak muajsh, nëse të dy palët e duan atë dhe kanë vullnetin politik’’.

Mes tjerash ai ka theksuar që anëtarët e BE-së presin që dialogu të vazhdojë pa vonesë dhe “të arrijë një përparim të shpejtë në negociatat e marrëveshjes gjithëpërfshirëse’’, njofton Klan Kosova.

Kështu ka thënë i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për agjencinë e lajmeve serbe, Beta, ndërsa ka potencuar se udhëheqësit në Prishtinë dhe Beograd duhet të “investojnë përpjekje dhe kapital politik”, të kenë vullnet dhe guxim politik, si dhe një mandat nga populli, që do të thotë besim, mbështetje dhe mirëkuptim për popujt e tyre për çështje për të cilat negociojnë vendimet e vështira që priten “.

Deklarata të tilla ditë më parë ekskluzivisht në Rubikon me Adriatik Kelmendin, dha edhe shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ku zbuloi se marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë mund të bëhet brenda ca muajsh, njofton Klan Kosova.

Szunyog flet për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi: Mund të bëhet brenda ca muajsh

Ndërkaq sipas Miroslav Lajçak, shtetet anëtare të BE-së, presin vazhdim të menjëhershëm dhe përparim të shpejtë drejt marrëveshjes.

“Me të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani të respektohen dhe zbatohen”, tha Lajcak, duke theksuar se ‘’marrëveshja duhet të gjejë zgjidhje të qëndrueshme për çështjet e hapura dhe të kontribuojë në stabilitetin e të gjithë perëndimit Ballkanit “.

Kur u pyet nga Beta se çfarë pret nga vazhdimi i Dialogut nëse Presidenti serb Aleksandar Vuçiq bën të ditur se kushti pa të cilin nuk ka negociata është që të zbatohet dispozita kryesore e Marrëveshjes së Brukselit për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe me fuqitë ekzekutive, ndërsa Kryeministri i Kosovës Albin Kurti refuzon duke thënë se është çështja kryesore e personave të zhdukur dhe se parimi i parë për Dialogun me Beogradin është që pavarësia e Kosovës duhet të pranohet.

Lidhur me këto Lajcak tha se BE është një ndërmjetësuese dhe se përparimi nga dialogu varet nga dy anët, njofton Klan Kosova.