Lajçak të hënën takohet me Vuçiqin, flasin për dialogun Kosovë-Serbi NULL NULL 19.09.2021 14:33 19.09.2021 14:33 Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsolav Lajçak, gjatë së hënës do të qëndrojë në shtetin serb. Lajçak në ditën e parë të vizitës së tij në Serbi do të takohet me presidentin e shtetit, Aleksandar Vuçiq, dhe prite që atij t’ia përcjellë pikëpamjet e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, më të cilin vet Lajçak zhvilloi dy takime gjatë vizitës së tij në Prishtinë, shkruan Tanjug, transmeton Klankosova.tv. Lajçak tha se vizitat në Kosovë e Serbi synojnë një përpjekje tjetër të BE-së për të arritur hapin e shumëpritur dhe të nevojshëm përpara në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit. “Kjo është vizitë e imja e rregullt në mënyrë që të bisedoj me udhëheqësit sesi të përparojmë më tej në procesin e dialogut”, ka thënë Lajçak, transmeton Klankosova.tv. Kujtojmë se Lajçak qëndroi në Kosovë për tri ditë, ku përveç krerëve të institucioneve të Kosovës, takoi edhe të gjithë liderët opozitarë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Studentët e Juridikut të UP-së të katërtit në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi (VIDEO) 1 minutë më parë
Kosova AAK i jep rëndësi mënyrës se si të shkohet në zgjedhje, ende nuk ka kandidat për kryeministër 32 minuta më parë