Lajçak: S’më takon mua të vendos se kush e përfaqëson Kosovën në dialog (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lajçak: S’më takon mua të vendos se kush e përfaqëson Kosovën në dialog (VIDEO)

NULL NULL
15/04/2020

I Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak në një intervistë ekskluzive për Rubikon të Klan Kosovës ka folur për mospajtimet e presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti lidhur me përfaqësimin e Kosovës në këtë proces.

Lajçak ka deklaruar se ai nuk vendos se kush do ta përfaqësojë Kosovën në dialogun me Serbinë, por ka shtuar se do të bashkëpunojë me këdo që është pjesë e ekipit negociator.

“Siç thashë, unë jam në kontakt të përditshëm me partnerët e mi dhe ne jemi ende nën kufizime për shkak të pandemisë, kështu që nuk mendoj se kjo po e ngadalëson situatën. Por, me lejoni të jem shumë i qartë, nuk më takon mua të vendos se kush do ta përfaqësojë Kosovën”.

“Unë jam i gatshëm të bashkëpunoj me të gjithë përfaqësuesit kosovarë, kështu që kushdo që të jetë në ekipin negociator do të jetë partneri im. Kjo është shumë e qartë dhe ne do të fillojmë të punojmë me partnerët tanë”.

Por, a ka Miroslav Lajçak një afat kohor se kur mund të arrihet marrëveshja e mundshme përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë?

“Unë kam mjaftueshëm përvojë që të mos vendos afate. Është e rëndësishme që të mos humbim kohë, të fillojmë të punojmë sapo të krijohen rrethanat dhe pa vonesa. Unë nuk dua ta zvarris këtë, por nuk do të na ndihmojë asgjë e dhëna nëse tani vendosim ndonjë datë artificiale. Nuk ka ndihmuar kurrë”.