Lajçak pas takimit me Ristuccian: KFOR-i vazhdon të mbështesë dialogun e lehtësuar nga BE-ja NULL NULL 10.03.2023 20:23 10.03.2023 20:23 Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, ka mirëpritur në takim, të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me rastin e vizitës së tij në Kosovë. Lajçak u takua edhe me shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, shefen e UNMIK në Kosovë, Caroline Ziadeh dhe atë të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigermark. Sipas njoftimit, temë e diskutimit ishte situata aktuale në mënyrë që të sinkronizojë çdo përpjekje për të mbështetur dialogun brenda kornizës së mandateve përkatëse Tutje, KFOR-i bëri të ditur se vazhdon të mbështesë dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. “KFOR-i mbetet jashtëzakonisht vigjilent për të vazhduar zbatimin e mandatit të #OKB-së, për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. KFOR-i gjithashtu vazhdon të mbështesë dialogun e lehtësuar nga BE-ja si platforma kryesore për të ndërtuar paqen dhe sigurinë e qëndrueshme në të gjithë rajonin”. Lajçak gjatë ditës është takuar edhe me të gjithë liderët opozitarë. /Klankosova.tv. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Kosova “Shpata” shkatërron tri laboratorë droge në Mitrovicë të Veriut, dy serbë të arrestuar 2 months