Lajçak pas takimeve me krerët opozitarë: Dialogu të vendoset mbi politikat ditore partiake NULL NULL 10.03.2023 21:36 10.03.2023 21:36 I dërguari special i Bashkimit Evropian, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka dhënë detaje nga takimet e sotme me liderët opozitarë në Kosovë. Lajçak, theksoi se iu tregoi liderëve opozitarë se Bashkësia Ndërkombëtare do ta vendos Dialogun mbi politikën e përditshme, njofton Klankosova.tv. “Në ditën e dytë në Kosovë, u takova me liderët e partive opozitare për të shpjeguar Marrëveshjen, si dhe hapat e ardhshëm. Gjithashtu shpreha pritshmëri të qarta nga Bashkësia Ndërkombëtare për ta vendosur Dialogun mbi politikën e përditshme partiake, veçanërisht në këtë moment kritik”, ka shkruar Lajçak në Twitter. Lajçak gjatë ditës ka thënë se është takuar edhe me përfaqësuesit e Listës Serbe për t’i informuar për dialogun. “Kam biseduar edhe me përfaqësuesit e Listës Serbe për t’i informuar për Dialogun dhe për të dëgjuar pikëpamjet dhe vlerësimet e tyre për zhvillimet në veri të Kosovës”. Programin e ngjeshur me takime, i dërguari special i BE-së, ka thënë se e ka përfunduar ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla. “Dhe më në fund programi im i ngarkuar më lejoi të takohem me Ministrin e Brendshëm të Kosovës Xhelal Sveçla. Puna jonë është e mbuluar në shumë fusha. Kjo është arsyeja pse nënvizova rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të ngushtë”, shkroi Lajçak. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Kosova Kurti: Për hollësitë e dialogut mund të flasim në seancë me dyer të mbyllura ose me liderë politikë 2 months
Kosova Abdixhiku, Kurtit: Shpifje të thuhet që partitë opozitare provojnë ta rrëzojnë qeverinë me ndërkombëtarët 2 months
Kosova Tahiri (AAK): Sa më prezentë që jeni në Washington, aq më shumë Kosova afrohet me Amerikën 2 months