Lajçak në Kosovë, takohet me Hotin dhe Osmanin NULL NULL 16.06.2020 10:18 16.06.2020 10:18 Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak është nisur drejt Kosovës. Këtë e ka konfirmuar vet sllovaku nëpërmjet një statusi në Twitter. Zyra për media e Kuvendit të Kosovës në agjendën ditore për kryeparlamentaren ka bërë të ditur se takimi i Vjosa Osmanit me të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajçak do të mbahet në 17:45. Ndërsa me kryeministrin Avdullah Hoti, Lajçak do të takohet në ora 18:30. Presidenti Hashim Thaçi gjatë ditës së djeshme tha se nuk e di nëse do të ketë një takim me Lajçakun. Kujtojmë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është pezulluar nga nëntori i vitit 2018, kur autoritetet e Kosovës patën vendosur taksë 100 për qind në mallrat e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 1 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 1 orë më parë