Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lajçak diskuton me presidentin e Gjermanisë për dialogun Kosovë-Serbi

NULL NULL
07.07.2020 18:11

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak, ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Berlin.

Lajçak ka takuar presidentin e Gjermanisë Frank Walter Steinmeier, ministrin e Jashtëm Heiko Mass si edhe Jan Hecker, këshilltar për Politikë të Jashtme i kancelares Angela Merkel.

Ai tha se në këto takime ka diskutuar për dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për takimin e 12 korrikut në Bruksel dhe gjithashtu edhe për Samitin e Parisit që do të mbahet me 10 korrik.

“Diskutime të thella me presidentin Steinmeier, Ministrin e Jashtëm, Heiko Mass, dhe këshilltarin për politikë të jashtme të kancelares gjermane, Hecker. Folëm për dialogun e ndërmjetësuar nga BE, rëndësinë e takimit të parë të nivelit të lartë me 12 korrik, pas Samitit të Parisit më 10 korrik”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.