Lajçak dhe Kurti bisedojnë rreth dialogut Kosovë – Serbi dhe parandalimit të Covid-19 NULL NULL 17/04/2020 17/04/2020 I dërguari special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se ka biseduar sot me Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq. Lajçak në llogarinë e tij në Twitter ka njoftuar se me dy politikanët në fjalë ka biseduar për rinisjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për situatën e krijuar nga përhapja e pandemisë Covid-19, njofton Klan Kosova. “Kam vazhduar diskutimet me liderët politikë në rajon. Bisedova me Kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin dhe Goran Rakiqin. Kemi pasur biseda konstruktive lidhur me rinisjen e dialogut, dhe reagimet ndaj Covid-19 dhe ndihmave të Bashkimit Europian”. Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në gjuhën e angleze: Continuing my discussions with political leaders in the region, I spoke to additional partners including care-taker prime minister @albinkurti and Goran Rakic. We had productive and helpful talks regarding the resumption of the Dialogue, #Covid19 response & ?? assistance measures — Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) April 17, 2020 klankosova.tv
Kosova Çfarë mund të pritet nga dialogu në Bruksel, kompromis apo raund i ri i grindjeve? 1 minutë më parë
Lajme Serbia i dërgon letër ngushëllimi Malit të Zi përmes ambasadorit të shpallur non-grata 2 minuta më parë