Lajçak deklarohet për hartën zyrtare të BE-së: Aty është vija që ndan Kosovën nga Serbia NULL NULL 25.02.2021 19:12 25.02.2021 19:12 Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është deklaruar lidhur me çështjen e hartës me të cilën ai u paraqit në një intervistë, e në të cilën Kosovën e ‘’kthente’’ në Serbi. Ai e ka quajtur keqkuptim, të gjithë reagimin i cili u bë për shkak të kësaj harte për të cilën një ditë më parë raportoi Klan Kosova. “Derisa harta në zyrën time në një imazh të paqartë gjatë intervistës sime ka shkaktuar disa keqkuptime, sot, unë po e ndaj një foto të saj nga afër. Është një hartë zyrtare e BE-së e Ballkanit Perëndimor. Kosova është atje dhe po ashtu vija që ndan Kosovën nga Serbia”, shkruan Lajçak As the map in my office in the blurred screenshot of my interview has caused some misperceptions today, I am sharing an actual close-up photo of it. It is an official EU map of the Western Balkans. Kosovo is there and so is the line separating Kosovo from Serbia. pic.twitter.com/VXFggOLmug — Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 25, 2021 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 14 orë më parë