Lady Gaga kërkoi 6 milionë dollarë për të kënduar në dasmën e Jeff Bezos? NULL NULL 01.07.2025 09:03 01.07.2025 09:03 Gjatë ditëve të kaluara, u raportua se Lady Gaga kërkoi 6 milionë dollarë për të performuar në dasmën e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez. Themeluesi i “Amazon” u martua me Lauren javën e kaluar në Venecia të Italisë dhe është raportuar se eventi kushtoi mbi 50 milionë dollarë, transmeton Klankosova.tv. Një raport pretendonte se Bezos kërkoi nga Gaga dhe nga Elton John të performonin në dasmë, por ata kërkuan nga 6 milionë dollarë, gjë që çifti refuzoi. Tani, një burim i brendshëm thotë se lajmi është plotësisht i rremë. TMZ raporton se “as Elton dhe as Gaga nuk u kontaktuan për të performuar në dasmë – e lëre më të kërkonin një tarifë kaq gjigante”. Në dasmë performuan Ellie Goulding dhe Matteo Bocelli. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.