Lacazette s'shkon në Liverpool - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lacazette s’shkon në Liverpool

NULL NULL
01/06/2015
Presidenti i Lyon Jean-Michel Aulas ka shuar shpresat e Liverpoolit për një transferim të mundshëm të Alexandre Lacazette, duke e veçuar dështimin e “The Reds” për ta siguruar një vend që të luaj në Champions League.

24 vjeçari  e ka përfunduar stinorin si top golashënues në Ligue 1 me 27 gola në kampionat, përderisa Goal.com  mëson se përpos Liverpool të interesuar për  sulmuesin janë edhe Borussia Dortmund,Manchester City dhe Arsenal të cilët po e monitorojnë reprezentuesin francez .

“Thashethemet e fundit janë gjepura”, presidenti i Lyonit ka shkruar në Twitter.”Liverpooli kurrë nuk e ka kontaktuar Lyonin për Lacazette dhe  pa luajtur në Champions League ata nuk kanë as para as nuk janë në gjendje që të përbëjnë interes për të”.