Labirinti i Kosovës për në BE NULL NULL 08/05/2015 08/05/2015 Kosova nuk ka rrugë tjetër përveç asaj të integrimit në strukturat e Bashkimit Evropian – është përfundimi që del qartë nga të gjitha aktivitetet, e që ishin të shumta, të organizuara sot në Prishtinë me rastin e Ditës së Evropës, 9 Majit. Por, kjo rrugë nuk është dhe aq e drejtë dhe e lehtë, porse paraqet një labirint të vërtetë dhe këtë, me një aktivitet më të veçantë, edhe vizualisht e treguan studentët e Universitetit AAB. Ata, përmes një labirinti të ndërtuar te Sheshi “Zahir Pajazi”, dëshmonin për atë se sa e vështirë është lëvizja e qytetarëve të Kosovës në BE dhe se sa shumë kritere duhet plotësuar për t’u anëtarësuar në familjen evropiane.