Lajmet e fundit

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Labinot Rexha ka bërë një dedikim të veçantë për këngëtarin e njohur, Sabri Fejzullahun.
Përmes një postimi në Instagram, Rexha ka shprehur admirimin dhe respektin e tij të madh për karrierën e gjatë të Fejzullahut, duke e cilësuar atë si një figurë frymëzuese për artistët.
“Sabriu, po ta kisha jetën tënde në dorë, do të ta falja edhe 50 vite të tjera jetë, sepse je një artist që ke lënë gjurmë të mëdha në muzikën shqiptare. Për ne që merremi me artin, je një model, frymëzim dhe shkollë e gjallë”, shkroi ai.
Ai ka theksuar gjithashtu se e konsideron privilegj faktin që jeton në të njëjtën kohë me një artist të përmasave të Fejzullahut.
“Kam një privilegj të madh që jetoj në kohën tënde dhe që kam mundësinë të të njoh, të të dëgjoj e të ndaj momente me ty”, ka shkruar Rexha./Klankosova.tv