Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Labinot Nimani: Blerando s’ka fjetur – javën e parë veç ka blerë nga banorët, tani strategjia po i ecë për së mbari (VIDEO)

NULL NULL
21.11.2023 13:49

Gazetari i formatit televiziv Big Brother VIP Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Ora shtatë”, e ka komentuar natën e mbrëmshme të spektaklit ‘Prime’.

Ndër personazhet që Nimani ka prekur ka qenë edhe Blerando, për të cilin, ai thotë se “strategjia po i ecë mbarë”.

“Blerandos nuk është se i ka dalë gjumi më vonë, por më pëlqen strategjia që ai ka zgjedhur, sepse në javën e parë ai vetëm ka blerë prej banorëve, dhe më pas e ka futur planin që ndoshta e ka bërë para se të futej në BBVK, dhe çdo gjë i ka shkuar si mos më miri”, ka thënë Nimani.

Por, ashtu si opinionisti i BBVK-së, Bledi Mane, edhe gazetari Nimani, beson thellë që fokusi i Blerandos mbetet vëmendja, dhe jo pëlqimi apo dashuria për ndonjërën prej vajzave.

“Më pëlqeu një koment i opinionistit Bledi Mane, i cili i tha Blernados se ‘ti je Alba, versioni mashkull’, dhe e besoj këtë – s’e besoj që Blerando ka në fokus një nga vajzat e shtëpisë, të gjitha i përdorë vetëm për lojën e tij dhe që të jetë kryetemë e diskutimit”, ka shtuar Nimani.

Për më shumë detaje, ndiqni videot në linçet e mëposhtme.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.